Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kukësi-Skënderbeu, Gjoka: S’kemi siguruar asgjë, luajmë për fitore

Nga A2 CNN
17 Maj 2019, 19:17 | Futboll
Kukësi-Skënderbeu, Gjoka: S’kemi siguruar asgjë,

Me sytë nga finalja e Kupës, Kukësi i vendit të dytë në renditje përballet me Skënderbeun në javën e 34 të kategorisë superiore.

Trajneri Ernest Gjoka kërkon tre pikët për të siguruar sa më parë Europën ndërsa kapiteni Musolli i pyetur për diferencën e madhe me Partizanin u shpreh se dëmtimet ishin faktori kyç përse Kukësi nuk arriti të luftojë për titull.

“Pavarësisht finales, ne duhet të bëjmë sa më mirë në këto 3 javë sepse vendi i dytë ende nuk është i sigurt. Kjo do të na shërbejë për të mbajtur edhe ritmin për në finale”, tha trajneri Gjoka.

“Në këto 6 vite nuk ka pasur ndonjëherë një situatë të tillë me kaq lojtarë të dëmtuar dhe kjo është një ndër arsyet kryesore”, tha Musolli.

A2 CNN Livestream

Dita jonë