Mesazhi në murin e banesës, Borchardt: Sulmohet kush vendos faktet para mitit

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt, u shfaq për herë të parë në publik pas mesazheve në muret e rezidencës së tij.

“Sa më shumë nxehet debati – tha ai gjatë një konference shkencore – aq më shumë dëgjojmë anatemime në grup të atyre që mendojnë ndryshe. Nuk dëgjojmë argumente kundër pikëpamjeve të tyre.

Flitet dhe shkruhet për të zhbërë karaktere dhe jo për fakte apo argumente logjike kundër qëndrimit që ata përfaqësojnë. Refuzohet dialogu me kundërshtarin politik. Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit”, theksoi ambasadori i OSBE-së, duke iu referuar debatit publik në Shqipëri.

Shkarkoni aplikacionin e A2