Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Meta: Shqipëria mos të shkojë në konfrontim për interesa egoiste dhe okulte

Nga A2 CNN
17 Maj 2019, 10:08 | Politikë
Meta: Shqipëria mos të shkojë në konfrontim për

I pranishëm në një konferencë mbi bimët mjekësore, presidenti Ilir Meta komenton situatën politike në vend.  

“Për interesa tërësisht egoiste dhe okulte nuk ka pse Shqipëria të shkojë në konfrontim, shqiptarët kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike, dhe janë ndarë nga sistemet përjashtuese qysh në vitet ‘90”, deklaroi Meta.

Presidenti shpjegon termin “okult” me një përjashtim. “Nuk janë ata që mezi presin shtimin e rezervimeve, dhe jo anulimin e tyre”.

I pyetur nga A2 CNN për mundësinë e krijimit të një tryeze politike mes palëve, me ndërmjetësimin e tij, Meta deklaroi se “askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë tek të tjerët, aq më shumë te presidenti, ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë, dhe duhet të dinë pasojat që do të kenë në qoftë se çojnë vendin drejt konfrontimit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë