Ndërron jetë në moshën 39-vjeçare keçistja e famshme

Bota e WWE është në zi. Ashley Massaro, ish-keçistja e kompanisë ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 39-vjeçare. Ajo u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Nju Jork.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Massaro ndërroi jetë në spital. Policia po heton shkaqet e vdekjes, por deri tani duket se nuk bëhet fjalë për krim.

Massaro ka qenë pjesë e WWE gjatë periudhës 2005-2008, duke qenë një nga personazhet më të pëlqyera për tifozët. Fitoret e saj më të mëdha kanë qenë nëRAW Diva Search” në vitin 2005 dhe në “Wrestlemania 23” në vitin 2007.

Pasi u largua nga WWE, Massaro ka qenë protagoniste e faqeve të para të revistave për të rritur si Playboy.

Shkarkoni aplikacionin e A2