Pësoi atak kardiak, Casillas, lamtumirë futboll!

Iker Casillas, legjenda e portës spanjolle do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni. Ataku kardiak i pësuar pak ditë më parë është një nga faktorët që ka shtyrë gardianin e portës t’i japë fund karrierës së jashtëzakonshme.

Casillas fitoi gjithçka që mundej duke nisur nga Kupa e Botës, te dy Kampionatet Evropiane, 3 Champions League, Botërorin e Klubeve dhe çdo trofe që ekziston në kampionatin spanjoll.

Legjenda spanjolle e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Real Madrid për t’u transferuar te Porto në vitin 2015 nga ku do të vijë dhe fundi i një epoke të lavdishme dhe me suksese të paharrueshme.