Rikthehen “Rolling Stones”, gati për turin veror – A2

Rikthehen “Rolling Stones”, gati për turin veror

“Rolling Stones” rikthehen sërish në rrugë këtë verë, pas shtyrjes me disa muaj të turit të tyre “No Filter” në Amerikën e Veriut, për shkak të trajtimit mjekësor të liderit të grupit Mick Jagger.

75 vjeçari, sipas mediave amerikane, i është nënshtruar një operacioni në zemër në Nju Jork dhe burime konfidenciale bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore tashmë është stabilizuar dhe është gati për t’u rikthyer në skenë.

Përmes një reagimi në Twitter, “Rolling Stones” njoftojnë se Mick Jagger, Keith Richards, Charlie Watts dhe Ronnie Wood mezi presin të nisin turin e tyre më 21 qershor nga Chicago.

Të njohur për hitet e tyrë ndër vite, “Brown Sugar” dhe “Sympathy For The Devil”, banda veterane e rrokut do të udhëtojë përmes Amerikës dhe Kanadasë për gati 3 muaj.  

Shkarkoni aplikacionin e A2