Studimi: 20-29-vjeçarët, më të rrezikuarit nga tumori

Gjithnjë e më shumë, njerëzit nën të 50-tat po diagnostikohen me tumor në zorrën e trashë, sipas një studimi më të fundit mbi këtë sëmundje në Europë.

Edhe pse numri i të prekurve nga kjo sëmundje mbetet ende në shifra jo-alarmante, mosha që ajo ka prekur është shqetësuese, nga 20 deri në 29-vjeçarët janë më të predispozuar të preken nga kjo sëmundje.

Kërkuesit ende nuk kanë zbuluar saktësisht çfarë e zbulon këtë lloj tumori, por besohet se obeziteti dhe dieta e varfër, janë faktorët kyçë. Ekspertët dhe mjekët kërkojnë që kryesisht të rinjtë, të mos i shpërfillin simptomat e para.

Në shumicën e vendeve europiane, programet e skanimit dhe kontrollet për këtë tumor nisin në grupmoshën 50 vjeç. Megjithatë, sipas studimit të realizuar në mbi 20 shtete të Europës, mes të cilave Britani, Gjermani, Suedi e Francë, trendi tashmë është zhvendosur tek mosha 20-29 vjeç, si më të rrezikuarit për shkak të mënyrës të jetesës aspak të shëndetshme.

Studimi është bazuar mbi të dhënat shëndetësore të 143 milionë njerëzve. Statistikat janë shqetësuese pasi nga viti 1990 deri në 2016, numri i 20-vjeçarëve të prekur nga tumori në zorrën e trashë është rritur nga 0.8 në 2.3%. Rreziku ulet me kalimin në të 30-tat dhe 40-tat.

Shkarkoni aplikacionin e A2