Zgjedhjet vendore, Veliaj: Gara më 30 qershor, “pemëthyerit” s’e pengojnë

Erion Veliaj është i bindur se zgjedhjet vendore, në të cilat kërkon të marrë një mandate të dytë në drejtimin e Tiranës, do zhvillohen në datën e caktuar nga Presidenti.

“Në 30 qershor kemi zgjedhjet lokale, kush ka problem me zgjedhjet parlamentare të shkojë t’i zgjidhë në zgjedhjet parlamentare”, tha Veliaj.

“I Ftuari” i Endri Xhafos pohon se bojkoti i zgjedhjeve nga ana e PD dhe LSI nuk e surprizon.

Kryebashkiaku i Tiranës shpjegon se për të nuk është një risi. Rivali i tij i vetëm në këto zgjedhje është Arben Skënderi, i Bindjes Demokratike. “Ka ardhur koha për garë qytetare”, thotë Veliaj.

Pak ditë më parë, nga studio e A2CNN, Arben Malaj e akuzoi për arrogancë. Në shpjegimin e këtij sulmi, Veliaj flet për gjoba dhe leje ndërtimi të munguara. Veliaj ftoi Malajn të japë dorëheqjen nga Bordi i Bankës së Shqipërisë dhe të përballet me të para zgjedhësve.

Shkarkoni aplikacionin e A2