2-vjetori “Rama-Basha”, a do të rinovohet kontrata?

Data është e njëjtë, 18 maj! Edhe aktorët janë të njëjte. Edi Rama, Lulzim Basha dhe beteja e tyre politike. Partia Socialiste është regjistruar në zgjedhje, Partia Demokratike jo. Njësoj si dy vjet më parë.

Por ndryshe nga viti 2017, edhe ne rast marrëveshjeje, Rama nuk do të përplasë dorën me një ligjvënës, por vetëm me liderin e partisë më të madhe opozitare në vend. Në këtë dyvjetor, palët duket se kanë lexuar mesazhe të ndryshme nga e shkuara. Vendi është përfshirë nga protestat që kërkojnë largimin e Edi Ramës si Kryeministër, krijimin e një qeverie tranzitore dhe çuarjen e vendit në zgjedhje te parakohshme. Ndërsa Edi Rama qëndron në llogoren e tij, dhe nga pak metra në lartësi nga tubimet e opozitës ngul këmbë për zgjedhje më 30 qershor.

Ndërhyrja e ndërkombëtarëve të rikthen pas në kohë, në pranverën e vitit 2017, edhe pse ende nuk kanë shpalosur një platformë zgjidhjeje, por nëse numërimi ka nisur mbrapsht drejt zgjedhjeve, reflektimi po nis të shfaqet. Pasi refuzoi të regjistrohet në zgjedhje, PD ndryshon kurs dhe kërkon komisionerë në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

 A do të gjejnë palët dakordësinë për të rinovuar kontratën e 17-18 majit? Ajo që përflitet nën zë deri më tani është se çfarë do të ndodhë pas protestës se 25 majit nga opozita. Deri atëherë, rrjedha qe do të marrin ngjarjet, do të tregojë nëse do të ketë një marrëveshje Rama-Basha “bis”…

Shkarkoni aplikacionin e A2