Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Basha: Edhe mua ma propozuan serbët ndarjen e Kosovës

Nga A2 CNN
18 Maj 2019, 09:40 | Kosova
Basha: Edhe mua ma propozuan serbët ndarjen e Kosovës

Gjatë një takimi në Londër me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli edhe çështjen e Kosovës dhe temën “e nxehtë” të ndryshimit të kufijve. Basha pranoi se edhe atij, në kohë kur ka mbajtur postin e ministrit të Punëve të Jashtme, i është bërë një propozim i tillë.

“Në lidhje me historinë e hapjes sërish të diskutimit të kufijve. Një miku ynë i përbashkët, ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha para pak ditësh se çdo ministri të jashtëm i është propozuar ndryshimi i kufijve të Kosovës. S’e kam thënë më parë, por po e them tani nga Londra: Po, po. Edhe mua më është propozuar. Kanë ardhur, në atë kohë, autoritetet serbe dhe më kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës, se i kam informuar, e dinë partnerët tanë nga Uashingtoni në Londër, nga Brukseli në Berlin”, tha Basha.

https://youtu.be/VV1nzzoXck4

“Ju thashë më parë që jam i tmerruar nga papërgjegjësia totale, me të cilën ata mendojnë se mund të rikthejnë kohën e Millosheviçit apo kohën e luftërave të periudhës së Kongresit të Berlinit. Këta mendojnë akoma si të jenë në shekullin e 19-të. Po kurrë nuk ma kishte marrë mendja se idetë që do të dëgjoja nga goja e Vuk Jeremiçit dhe Ivica Daçiç, do t’i dëgjoja më vonë si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hashim Thaçit. Këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë!”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë