Bayern fiton titullin e 7-ë radhazi, shënojnë Ribery dhe Robben

Bayern Munich është shpallur sërish kampion i Gjermanisë në futboll. Për të 7-in vit radhazi kampionët bavarezë vijojnë të dominojnë Bundesligën duke mos i lënë asnjë hapësirë rivalëve më të afërt.

Në ndeshjen e fundit, Bayern priti ekipin e Eintracht Frankfurt ndaj të cilit fitoi me rezultatin 5-1. Ndjekësi më i afërt, Dortmundi shpresonte në një humbje të Bayernit e cila për fat të keq nuk ndodhi.  

Në fund të këtij sezoni Bayern-it i largohen dhe dy nga kampionët e tij Franck Ribery dhe Arjen Robben të cilët dhe në ndeshjen e fundit nuk harruan të lenë shenjën e tyre duke shënuar nga një gol.

Shkarkoni aplikacionin e A2