Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bebe godet “yjet” e “Instagram”-it: Kështu duket një grua e vërtetë!

Nga A2 CNN
18 Maj 2019, 19:38 | Showbiz

Bebe Rexha është një vajzë pa komplekse dhe këtë e ka treguar herët. Ndërkohë, të njëjtën gjë e ka bërë edhe me anë të një postimi të fundit në “Instagram”. Madje, këtë herë ka dashur të godasë femrat në këtë rrjet social, me fotot që realizojnë.

Bebe ka postuar në llogarinë e saj një foto me bikini pa bërë asnjë rregullim. Bashkëngjitur fotos, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka dhënë edhe një mesazh.

“Ndoshta duhet të kisha edituar barkun që të dukej i sheshtë. Mbase duhet të kisha edituar këmbët që të dukeshin të holla. Mbase duhet ta kisha bërë veten të dukesha më e gjatë dhe të hiqja celulitin. Por nuk e bëra. Shoqëria mund të ndikojë te ty. Kjo është sesi duket një grua e vërtetë në ‘Instagram’ pa ‘Photoshop’”, shkruan Bebe bashkëngjitur fotos.

Vetëbesimi dhe paraqitja kanë qenë shpesh tema në të kaluarën për të cilat Bebe ka folur gjatë dhe për këtë ka marrë vlerësimi të shumta, po ashtu në si në rastin e fundit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani