Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bindja Demokratike: Kërcënohet kandidati ynë në Skrapar, tërhiqet nga gara

Nga A2 CNN
18 Maj 2019, 19:39 | Politikë
Bindja Demokratike: Kërcënohet kandidati ynë në Skrapar,

Ende pa filluar fushata elektorale për zgjedhjet vendore shënohet dhe rasti i parë i tërheqjes së një kandidati.

Partia e sapo krijuar e opozitës, Bindja Demokratike bën me dije se kandidati i saj për Bashkinë e Skraparit, Devi Hebibasi është kërcënuar dhe për këtë motiv ka vendosur të tërhiqet nga gara.

Përmes një deklarate për shtyp, Bindja Demokratike njofton se kanë qenë presionet e forta dhe kërcënimet nga njerëz pranë qeverisë ato që i kanë bërë Devi Hebibasit të pamundur vazhdimin e garës.

“Zoti Hebibasi ndjehej i terrorizuar dhe nuk pranoi të jepte shpjegime për arsyet e tërheqjes së tij të papritur dhe kjo e bën edhe më të rëndë situatën. Kemi dyshime të forta se prapa kësaj historie qëndron kandidati rival i Partisë Socialiste, së bashku me deputetin e zonës, Adnor Shametin. ”, thuhet në njoftimin e Bindjes Demokratike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani