“Dosja 339”, Vangjush Dako merret në pyetje nga Krimet e Rënda

Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “Dosjen 339”. Mësohet se marrja në pyetje e tij është bërë për disa orë gjatë ditës së enjte.

Burimet e A2 CNN konfirmuan se Dako ka dhënë shpjegime para dy prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen.

Dako i pyetur nga A2 CNN për këtë dëshmi, nuk pranoi të japë detaje, duke thënë: “Nuk kam asnjë koment”.

Burimet pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda pohojnë se të tjerë zyrtarë do të merren në pyetje ditët në vijim.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN