Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Finalja e Eurovision, Jonida Maliqi këndon e dyta, Holanda favorite

Nga A2 CNN
18 Maj 2019, 14:12 | Kulturë

Në skenën e Tel Avivit u zhvilluan provat e fundit për finalen e madhe të “Eurovision Song Contest”. 41 shtete garuan në festivalin e këtij viti, por vetëm 26 prej tyre u përzgjodhën për fazën e fundit dhe më të ethshme të konkursit.

Shqiptarët nuk do të duhet të presin shumë për të parë përfaqësuesen e tyre, pasi Jonida Maliqi do të perfromojë e dyta me këngën e saj ‘’Ktheju Tokës”. Artisti holandez Duncan Laurence rezulton si favorit për të fituar garën, sipas kompanive të basteve. Australia është pretendentja e dytë, falë interpretimit dramatik në skenë, ku këngëtarja Kate Miller-Heidke qëndron mbi një tub elastik. Gjermania parashikohet gjithashtu të zërë një vend në pesëshen më të mirë, me dyshen e quajtur Sisters.

E shumëpritur perfromanca e divës së popit, Madona, e cila do të këndojë dy këngë në spektaklin që ndiqet nga miliona teleshikues. 60-vjeçarja e cila u fotografua teksa bënte prova në skenën e Eurovision do të këndojë dy këngë, hitin e vitit 1989, Like a Prayer dhe kwngwn e saj tw re, Future, një bashkëpunim me reperin Quavo. Madona është përballur me kritika për pjesëmarrjen nw finalen e Festivalit Europian, shënjestër e thirrjeve për bojkot nga ana e Palestinës në shenjë proteste pwr pushtimin e territorit palestinez. Artistja replikoi pak ditë më pare se nuk do të reshttë kurrë së kënduari për të kënaqur agjendën politike të dikujt, e nuk do te hiqte dore nga thirrjet kundër shkeljeve të drejtave të njeriut në botë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani