Holanda triumfon në Eurovision, Italia renditet e dyta

Holanda është fituesja e “Eurovision Song Contest 2019″ që u mbajt në Izrael. Këngëtari Duncan Laurence, me këngën “Arcade”, ishte më i vlerësuari nga të gjithë duke grumbulluar në total 492 pikë.

Këngëtari Mahmood e renditi Italinë të dytën me këngën “Soldi”. Në vendin e tretë u rendit Rusia.

Ndërkohë, Shqipëria e përfaqësuar këtë vit nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”, u rendit në vendin e 18, me 90 pikë.

E jashtëzakonshme ishte edhe performanca e divës së popit, Madonna, e cila këndoi dy këngë në spektaklin që ndiqet nga miliona teleshikues.

60-vjeçarja këndoi hitin e vitit 1989, Like a Prayer dhe këngën e saj të re, Future, një bashkëpunim me reperin Quavo.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN