Manchester City “rrëmben” dhe trofeun e FA Cup me 6 gola

Nuk ka përfunduar ende sezoni për ekipin e Manchester City.

Pas fitores së kampionatit vetëm me një pikë diferencë në javën e fundit ndaj Liverpool-it, skuadra e trajnerit Guardiola ka bërë të vetin edhe një trofe tjetër. Është radha e FA Cup.

Manchester City fitoi në ndeshjen finale me një rezultat tenistik 6-0 ndaj ekipit të Watford i cili nuk kishte mundësi të përballonte furinë e djemve të Guardiolës.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 2-0, duke i mbyllur menjëherë shpresat e Watford-it për një kthim të mundshëm të rezultatit. Yjet e mbrëmjes ishin Sterling dhe Gabriel Jesus të cilët shënuan të dy nga dy gola.

Shkarkoni aplikacionin e A2