Ndalimi i kandidimit të Fredi Belerit, reagon Ministria e Jashtme greke

Ministria e Jashtme greke ka publikuar një reagim lidhur me ndalimin e kandidimit për zgjedhjet e 20 qershorit të Fredi Belerit. Sipas burimeve të A2 CNN, zoti Beleri është gjetur në shkelje të ligjit të dekriminalizimit, për shkak se rezulton i dënuar nga Gjykata e Athinës në vitin 1999 për armëmbajtje pa leje, por edhe nga Gjykata e Vlorës në vitin 2006 për thirrje urrejtjeje nacionaliste.

“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri për të mos lejuar kandidimit e zotit Beleri është tepër shqetësues. Me sa jemi në dijeni deri më tani ky vendim nuk ka bazë ligjore. Jemi duke ndjekur zhvillimet dhe jemi të gatshëm të ndihmojnë përfaqësuesit e minoritetit”

Ministria e Jashtme e Greqisë

Të premten, kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, u takua me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri, ku sipas mediave greke mësohet të ketë thënë se kur partia e tij të vijë në pushtet do të rishikojë ligjin që pengon Greqinë të japë pension të plotë për minoritarët grekë në Shqipëri.

Shkarkoni aplikacionin e A2