“Niçes” i refuzohet kërkesa për lirim, për herë të pestë

Gjykata për Krimet e Rënda refuzon kërkesën për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve.

I njohur edhe me pseudonimin “Niçja” kërkoi zbutje të masës “arrest ne burg”, duke pretenduar mungesë të provave. Nga ana tjetër, prokurori kërkoi lënie të pandryshuar të masës me argumentin se nuk ka kushte të reja ligjore që mund të çojnë në ndryshimin e saj.

Kjo është hera e pestë qe “Niçja” kërkon lirim nga qelia.

Shkarkoni aplikacionin e A2