Papa apel gazetarëve: Shmangni përhapjen e lajmeve të rreme

Fushata për të luftuar ‘Fake News’ ka mbërritur deri në Vatikan. Para një audience me gazetarë të huaj, Papa Françesku bëri thirrje për t’i dhënë fund përhapjes së lajmeve të rreme.

Kreu i Selisë së Shenjtë iu kërkoi të pranishmëve të shmangin dezinformimin dhe theksoi rëndësinë e përulësisë në gazetari.

“Në një kohë kur shumë përhapin lajme të rreme, përulësia të ndalon të shesësh ushqimin e prishur të keqinformimit dhe të fton drejt bukës së mirë të së vërtetës’, ishin fjalët e Papës.

Ai iu kërkoi gjithashtu gazetarëve të jenë në anën e viktimave të konfiktit dhe të flasin për brengat e komuniteteve Rohingya dhe Yazidi.   

Shkarkoni aplikacionin e A2