Princi William rrëfen dhimbjen për vdekjen e nënës

Princi William rrëfen dhimbjen e përjetuar për vdekjen e së ëmës Lady Diana, në një dokumentar të BBC për shëndetin mendor.

“Ndjeva një dhimbje të pashoqe e të paimagjinueshme, me emocione që ende sot ziejnë brenda meje”, tha Duka i Kembrixh.

Djali i parë i Princit Charles dhe Lady Dianës thekson gjithashtu se sjellja e ngurtë që konsiderohet tipike për britanikët është e kuptueshme në kohë të vështira, por sipas tij njerëzit duhet të jenë në gjendje të flasin për emocionet e tyre. Nuk jemi robotë”, ishin fjalët e William. 

Shkarkoni aplikacionin e A2