Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama: I gatshëm për dialog pa kushte, kush cenon zgjedhjet nuk shkel më në SHBA dhe BE

Nga A2 CNN
18 Maj 2019, 12:10 | Aktualitet
Rama: I gatshëm për dialog pa kushte, kush cenon zgjedhjet nuk shkel

Në takimin me 61 kandidatët për kryetar bashkie që do të garojnë në zgjedhjet e 30 qershorit, Kryeministri Edi Rama shprehu edhe një herë gatishmërinë për të diskutuar me kreun e opozitës, por pa u tërhequr nga data e zgjedhjeve. “Jam i gatshëm të ulem me Bashën në çdo moment, kushte nuk kam. Por Kushtetutën e kemi të njëjtë, dhe si e tillë na takon ta respektojmë. Ne me të drejtën për t’u zgjedhur në 30 qershor, ata me të drejtën për të mos marrë pjesë në zgjedhje”, u shpreh Rama.

https://youtu.be/5ArRA43EuQs
https://a2news.com/2019/05/18/rama-per-pergjimet-nuk-eshte-gjuha-ime-me-fyen/

Megjithatë, Rama paralajmëroi se askush nuk mund të cenojë zhvillimin e zgjedhjeve dhe shprehu bindjen se shqiptarët nuk do të bëhen pjesë e thirrjes së opozitës. “Kush i afrohet një qendre votimi me mendje të keqe, djeg veten dhe jo zgjedhjet. Është e rëndësishme të informohen njerëzit se çfarë parashikon kodi penal për individin që prek zgjedhjet. Kjo mund të të fusë në listën e zezë të të dënuarve për krime zgjedhore, të cilëve do t’u hiqet përgjithmonë e drejta e futjes në Shtetet e Bashkuara apo në Bashkimin Europian. Nuk dua kurrë që një shqiptar i zakonshëm t’ia shohë këtë qeder”, shtoi Kryeministri.

https://a2news.com/2019/05/18/rama-me-30-qershor-ngordh-politika-e-pengmarrjes-se-procesit-demokratik/

A2 CNN Livestream

Dita jonë