Rama për përgjimet: Nuk është gjuha ime, më fyen

Në fjalën e tij para kandidatëve të bashkive Kryeministri Rama foli edhe për përgjimin e përmendur së fundmi, ku del edhe vetë emri i tij. “Përgjime krejt qesharake të gërryera nga dosje hetimore në thyerje të sekretit hetimor dhe të dhuruar për “Big Brother”-in nga dora e dikujt që në vend që të hetonte Dibrën, e ruajti në sirtar për këtë ditë të zezë”, tha Rama

“Apo përgjime të sajuara komplet ku ka dalë edhe një rresht i thënë nga goja ime, i cili nuk më shqetëson, por më fyen, sepse nuk është gjuha ime, por gjuha e një mësuesi nate, jo vetëm pa arsimit përkatës, por edhe totalisht jashtë profilit. Përgjime imagjinare që fshihen pas disa numrash të cilat përsëriten pa pushim, si të ishin kodi i Da Vinçit, ku ndrydhen të vërteta të skëterrshme mbi vjedhjen e zgjedhjeve nga unë me paratë e mafies”, shtoi Kryeministri.

Shkarkoni aplikacionin e A2