Roma ndalet nga Sassuolo, thuajse jashtë Champions

Edhe nëse do të kishte ndonjë fije shprese në ndeshjen e fundit të Serie A për një vend në Champions League, Roma ia ka mbyllur vetë derën këtij kompeticioni për sezonin e ardhshëm duke barazuar pa gola në transfertë ndaj Sassuolos.

Verdhekuqtë dominuan takimin dhe patën raste të shumta për shënim, por nuk arritën të shënonin të paktën një gol në këtë transfertë.

Me këtë barazim, kryeqytetasit shkojnë në kuotën e 63 pikëve, por mundësitë janë thuajse zero për vendin e katërt, pasi Atalanta dhe Milani duhet të humbasin të dyja ndeshjet e fundit që Roma të marrë vendin e katërt.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN