Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sfida e mbijetesës pa fitues, Tirana e Kastrioti shpëtojnë... Luftëtarin

Nga A2 CNN
18 Maj 2019, 18:29 | Futboll

Mbijetesa dhe Europa do të përcaktohen në 180 minutat e fundit të kampionatit. Tirana nuk shfrytëzoi shansin e ndeshjes në shtëpi, duke barazuar pa gola me Kastriotin, në sfidën direkte për qëndrimin në Kategorinë Superiore.

Ndeshja ishte e luftuar, me raste të pashfrytëzuara nga të dyja skuadrat, të cilat mbeten në 2 pikë distancë në renditje. Tiranës i nevojiten 4 pikë në transfertën me Laçin dhe ndaj Flamurtarit, ndërsa për të shpresuar, Kastrioti duhet të fitojë ndaj Teutës dhe Kukësit.

Barazimi 0-0 në “Selman Stërmasi” ishte një dhuratë për Luftëtarin, që tashmë ka siguruar qëndrimin në Superiore. Me tre pikët e marra në tavolinë ndaj Kamzës, gjirokastritët evituan rënien nga kategoria, edhe sepse me dy javë të mbetura kanë 7 pikë distancë nga Kastrioti i vendit të parafundit në renditje.

E hapur edhe gara për Europa League, ku fitorja 1-0 e Flamurtarit me Laçin, triumfi 3-0 i Skënderbeut me Kukësin dhe suksesi 2-0 i Teutës ndaj Partizanit bëjnë që 5 skuadra të mbeten në garë për dy bileta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë