Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Shtëpia” e Gomorrah do të prishet

Nga A2 CNN
18 Maj 2019, 17:11 | Bota

Kompleksi më famëkeq i pallateve në Itali, ku janë xhiruar skenat e serialit “Gomorrah” do të prishet pasi banorët fituan një betejë ligjore që zgjaste prej një dekade.

E lidhur prej kohësh me krimin e organizuar dhe mjerimin, kompleksi “La Vele” ka qenë një bllok masiv në periferinë e Napolit, Scampia. Por për një periudhë të gjatë kohe, zona mund të konsiderohej një qendër e madhe tregtare e drogave.

Kompleksi u ndërtua në vitet 1960 për të siguruar banesa pranë qytetit të Napolit për klasën punëtore, por me kalimin e viteve ata mbetën të izoluar dhe u ndjenë gjithnjë e më të braktisur. Pjesa më e madhe e familjeve kanë lëvizur në godina të reja në zonë dhe aty kanë mbetur vetëm 300 vetë.

Në vitin 2004, pallatet u vunë në qendër të vëmendjes pasi ishin territori për të cilin luftonin dy klanet e Camorra-s, Di Lauro dhe “Separatistët”. Në kulmin e konfliktit, në lagje ndodhnin më shumë se një vrasje në ditë dhe aty mund të gjeje më shumë shiringa për metër katror se kudo tjetër në Itali. Lagjja frymëzoi shkrimtarin Roberto Saviano për të shkruar romanin e tij “Gomorrah”, të shndërruar më vonë në film e më pas në një serial dramatik.

Ishte pikërisht imazhi negativ i krijuar që nxiti banorët për të përshpejtuar rinovimin e zonës, duke kundërshtuar shtëpitë me cilësi të ulët që iu ofroi Qeveria. Më në fund, ata fituan të drejtën për të rinovuar zonën dhe në vend të pallateve karakteristike aty do të ndërtohen parqe, fusha sportive dhe rrugë për këmbësorët.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani