Trajneri kthehet në hero, ndaloi masakrën në shkollë

Sulmet me armë zjarri në shkolla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë një alarm konstant për qytetarët.

Rasti më i fundit ishte ai i ditës së premte në një shkollë të mesme në Portland. Fatmirësisht, në ngjarjen e së premtes nuk pati viktima, por një hero.

Ish-futbollisti në NFL i Oregon, aktualisht trajner i ekipit të futbollit të shkollës, Keanon Lowe, arriti të neutralizonte një person, i cili ishte futur i armatosur me një armë gjahu në ambientet e shkollës.

Lowe e neutralizoi autorin e ngjarjes dhe arriti ta mbante të pa lëvizur deri në momentin e ardhjes së forcave të policisë. “Jam shumë i lumtur që askush nuk u lënda. Jam shumë i lumtur që u ndodha aty dhe isha në gjendje t’i vija në ndihmë fëmijëve dhe komunitetit”, tha ish-futbollisti pas ngjarjes.

Një prind pretendoi se studentët raportuan se autori ishte një shok i tyre, por policia e Portland nuk e konfirmoi një gjë të tillë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN