Video që tregon forcën ajrore të SHBA – A2

Video që tregon forcën ajrore të SHBA

Mes tensioneve të rritur me Iranin dhe dërgimit të luftanijes me automjete dhe avionë në bord në Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar së fundmi forcën e tyre ajrore me anë të një video të bombarduesit B2.

Video është e një cilësie mjaft të lartë dhe shfaq bombat e tipit GBU-57, të cilat lëshohen nga bombarduesi në drejtim të objektivit.

GBU-57, të cilat janë mbi 1500 kilogramë konsiderohen si më të rrezikshmet jo bërthamore dhe me një saktësi mjaft të lartë, me një sistem navigimi GPS. Ato janë të afta të shkatërrojnë tunele, shpella e bunker të ndryshëm.

Në anën tjetër, regjimi iranian thekson se lëvizjet e fundit të Uashingtonit janë lëvizje taktike dhe psikologjike për t’i bërë presion vendit. Përshkallëzimi i situatës erdhi pasi Irani njoftoi rinisjen e pasurimit të uraniumit dhe aktiviteteve bërthamore.

Shkarkoni aplikacionin e A2