Ajeti shënon, Xhaka ngre Kupën me Basel

Taulant Xhaka ka fituar Kupën e Zvicrës me Basel, pasi skuadra e tij mundi 2-1 Thun në finalen e kësaj të diele, për të mbyllur më së miri sezonin, ku humbi duelin me Young Boys për titullin kampion, por ka siguruar një biletë për në fazën kualifikuese të Champions League.

Sulmuesi i Zvicrës me origjinë shqiptare, Albian Ajeti, shënoi golin e parë për Basel, ndërsa Fabain Frei dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë. Edhe pse Thun arriti të shkurtonte diferencën, nuk mundi të bënte më shumë për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Sulmuesi tjetër i Kosovës Edon Zhegrova, i huazuar nga Genk te Basel, ishte në stol por nuk u aktivizua.

Kjo ishte hera e 12 që Basel fiton Kupën e Zvicrës, ndërsa numëron edhe 20 tituj kampion, duke u konfirmuar në këtë mënyrë si një prej skuadrave më të suksesshme në Zvicër.

Shkarkoni aplikacionin e A2