Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bardhylka Kospiri për aftësinë e kufizuar: Ndërtimet të respektojnë standardet për lëvizjen tonë

Nga A2 CNN
19 Maj 2019, 17:30 | Sociale
Bardhylka Kospiri për aftësinë e kufizuar: Ndërtimet të

Nëse  për pak orë do të uleshim në karrocën e një  invalidi, do të kuptonim vështirësitë që ndeshin në  përditshmen e tyre. E kur  këto pengesa i sheh dhe tek  një nga drejtueset më të larta të ministrisë së mbrojtjes sociale, Bardhylka Kospiri, për 20 mijë personat e tjerë me aftësitë e kufizuar barrierat janë më të larta.

Në një intervistë për A2 CNN, zv. ministria tregon për fillimin e  një aksioni kombëtar për eliminimin e barrierave fizike për personat me aftësi të kufizuar si dhe apelin ndaj kandidatëve për kryetarë bashkishë.

“Nëse deri diku ka një përpjekje që legjislacioni të zbatohet, te standardet kemi ende shumë për të bërë, sepse standardet duhen respektuar me shumë rigorozitet. Një masat që do të ndërmerren është ngritja e task-forcave për personat me aftësi të kufizuar, ku do të jenë vetë ata që do të monitorojnë se si projektet hartohen dhe zbatohen”, thotë Kospiri.

Para se të ulej përgjithmonë mbi karrocë, Bardhylka ishte inxhiniere ndërtimi.  Profesioni i saj i parë por mbi të gjitha  sëmundja që i kufizoi lëvizjen,  i treguan se ndërtimet në Tiranë nuk llogarisnin  hapësira për njerëzit si ajo. Përjashtim nuk bën as ndërtesa e bashkisë së Tiranës.

Por tashmë që Bardhylka Kosipiri   kryeson listën e kandidatëve socialistë  për anëtarë të këshillit bashkiak, ky institucion nga hyrja deri tek salla e mbledhjeve të këshillit bashkiak duhet të ndryshojë.

“Vendin e parë në lista do të doja ta lexoja si një vëmendje e shtuar e pushteti qendror dhe vendor që çështjet e personave me aftësi të kufizuar të jenë edhe më prioritare”.

Zv.ministria e mbrojtjes sociale tregon se vijon të mos respektohet ligji  ku 1 ne 25 të punësuar në çdo institucion duhet të jetë nga kategoria e  personave me aftësi  të kufizuara. Ndërsa vlerëson miratimin e nismës së ministrisë për transmetimin e seancave plenare edhe në gjuhën e shenjave. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë