Basha nga Londra: Pa votë të lirë nuk ka stabilitet dhe zhvillim

Në mbyllje te vizitës së tij në Parlamentin Britanik dhe Dhomën e Lordëve, lideri i opozitës Basha ishte i ftuar i nderit në një darkë pune me anëtarë të parlamentit dhe Dhomës së Lordëve në Londër, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

 Mes pjesëmarrësve ishte Lordi George Robertson, ish-Sekretari Përgjithshëm i NATO-s dhe anëtar i Dhomës së Lordëve.

Gjate fjalës së tij, referuar krizës politike në Shqipëri, Basha tha se “vetëm një qeveri e dalë nga vota e lirë mund të luftojë krimin e organizuar që e ka shndërruar Shqipërinë, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, në një bazë operacionale të rrjeteve kriminale. Pa votë të lirë, nuk ka stabilitet dhe zhvillim”,  është shprehur ai.

Gjatë këtyre ditëve në Londër me takime në Parlamentin britanik dhe emigrantet shqiptare Lulzim Basha  deklaroi se “zgjedhjet e diktuara nga krimi janë rrënja e krizës, sepse kanë prodhuar një parlament të diktuar nga krimi dhe jo nga vota e shqiptarëve. Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës” – theksoi zoti Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2