Goga Basket shpallet kampione në basketboll për meshkuj

Goga Basket është shpallur kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, pasi undi 81-60 Teutën në ndeshjen finale “playoff”. Të dy skuadrat kishin fituar secila 2 nga 4 takimet e mëparshme, duke bërë që të nevojitej përballja finale për të shpallur kampionin e vitit 2019.

Finalja e pestë u luajt para një situate të tensionuar, pasi Goga Basket nuk siguroi bileta për tifozët e Teutës dhe ofroi vetëm 5% të vendeve që i takonin skuadrës mike, në formë ftesash. Teuta kërkoi që ndeshja të zhvillohej në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga Federata Shqiptare e Basketbollit.

Rezultatet e 5 sfidave

Goga Basket – Teuta, 84-88

Teuta – Goga Basket, 72-73

Goga Basket – Teuta, 79-70

Teuta – Goga Basket, 81-71

Goga Basket – Teuta, 81-60

Shkarkoni aplikacionin e A2