Hapja e negociatave, Ruçi dhe Balla drejt Holandës skeptike

Në pritje të një vote pozitive për hapjen e negociatave, nga vendet anëtare të BE-së, Shqipëria ka nisur lobimin. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla kanë marrë përsipër detyrën të bindi  drejtuesit politik të një prej vendeve më skeptike për anëtarësimin e shteteve të reja dhe veçanërisht Shqipërisë, Holandës. 

Në takimet që nisin të martën , ata shoqërohen dhe nga deputetët të opozitës së re.  Ruçi do të zhvillojë takime me kryetaret e 2 dhomave të parlamentit holandez, i cili në muajin prill votoi për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Deputetët e argumentuan kërkesën me rritjen e kriminalitetit të shqiptarëve që prej liberalizimit të vizave. Delegacioni shqiptar do të zhvillojë dhe një seancë dëgjimore para deputeteve holandezë.  Pak javë më parë Holanda dërgoi në Tiranë deputetët e saj në një mision fakt-mbledhës.

Shkarkoni aplikacionin e A2