Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ishte i kërkuar për vrasje nga Gjermania, kapet 23 vjeçari i rrezikshëm në Tiranë

Nga A2 CNN
19 Maj 2019, 10:58 | Kronikë

Forcat e Policisë finalizojnë një operacion që rezultoi në arrestimin e dy personave shumë të kërkuar.

Operacioni kishte emrin "Fitness", sepse pikërisht në ambientet një palestre u krijua mundësia e arrestimit të 23 vjeçarit Shkëlqim Kastrati, lindur në Gjermani por banues në Tiranë.

Kastrati ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli gjerman nga viti 2017 për akuzën “vrasje me dashje”.

Arma e gjetur në banesën e të arrestuarit

Në banesën e Kastratit, u krye arrestimi i një tjetër personi, një 38 vjeçari me iniciale A.S, i dënuar në Zvicër për trafik droge.

U sekuestruan një pistoletë, fishekë dhe një sasi me cannabis sativa.  Po kërkohet ndërkohë një shtetas i tretë, që i ka siguruar të kërkuarve banesën.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani