Kriza në Austri, presidenti dekreton zgjedhje të parakohshme pas video-skandalit

4aa125be 6e92 4e17 878c 9166c1a943c1 1100x620

Thellohet kriza politike në Austri. Presidenti Alexander Van der Bellen ka vendosur se do të ketë zgjedhje të parakohshme, pas kërkesës së vetë kancelarit Sebastian Kurz për marrjen e një vendimi të tillë.

Heinz-Christian Strache cilësoi videon si “atentat politik” dhe komplot i shërbimeve sekrete

Vendimi i bujshëm që trazon vendin në prag të zgjedhjeve evropiane, vjen si pasojë e skandalit mediatik të një përgjimi video ku zëvendës kancelari austriak, Heinz-Christian Strache duket sikur bisedon me sipërmarrës të rremë rus, të cilëve i siguron ndërmjetësimin në disa aktivitete, ndër to blerjen e një gazete dhe favorizimin e tyre, në këmbim të miliona euro financim në fushatë.  

Edhe pse Stache, i cili i përket partisë së djathtë FPO, cilësoi videon si “atentat politik” dhe komplot i shërbimeve sekrete, kreu i qeverisë Kurz, i partisë OEVP,  deklaroi se “ çdo gjë ka një limit. Me FPO bashkëpunimi është i pamundur. Dua të punoj për Austrinë pa skandale, këto dy vite kam gëlltitur shumë për hir të reformave”.

Edhe pse presidenti austriak nuk ka dhënë ende një datë konkrete për zgjedhjet e parakohshme, duket e pamundur që ato të zhvillohen bashkë me ato evropiane.