Lilaj fiton Kupën nga tribuna

Sabien Lilaj ka fituar Kupën e Azerbajxhanit këtë të diel, pasi skuadra e tij Gabala, mundi 1-0 në finale SumQqyit. Mesfushori shqiptar e ndoqi ndeshjen nga tribuna, pasi ishte i pezulluar, por gjithsesi në fund të ndeshjes ka festuar me shokët e skuadrës duke ngritur edhe trofeun.

Ky është trofeu i parë në Azerbajxhan me Gabalan për Lilajn, i 12-ti në total për mesfushorin korçar, i cili numëron 6 tituj kampion në Shqipëri, 5 me Skënderbeun dhe 1 me Tiranën, si dhe 2 Kupa (nga 1 me Tiranën dhe Skënderbeun) si dhe 3 Superkupa (1 me Tiranën dhe 2 me Skënderbeun)

Në kampionatin azerbajxhanas, Gabala renditet në vend të katërt, disa pikë larg vendit të tretë që siguron edhe pjesëmarrjen në fazat kualifikuese të Europa League.

Shkarkoni aplikacionin e A2