Milan bën detyrën dhe shpreson te një “nder” nga Juve

Milan mundi 2-0 Frosinone-n tashmë të rënë nga kategoria dhe u ringjit në vend të katërt të Serie A, duke kapur përkohësisht “biletën” për në Champions League. Kuqezinjtë me siguri do të bëjnë tifo për Juventus-in në mbrëmje, për të shpresuar që të mundë Atalanta-n dhe të ruajnë kështu pozicionin e tyre.

Miqtë mund të kishin kaluar të parët në epërsi, por në të 51’ Ciano shpërdoroi një mundësi të pastër nga pika e bardhë, pasi goditja e tij u prit mrekullisht nga Gianluigi Donnarumma.

Gjashtë minuta më vonë erdhi edhe goditja e Milan-it, me Piatek që kombinoi bukur në zonë dhe shënoi golin e parë për vendasit. Për të sigluar fitoren mendoi spanjolli Suso, i cili realizoi bukur në të 66’ nga një goditje dënimi të ekzekutuar mjeshtërisht.

Shkarkoni aplikacionin e A2