Papa Françesku gazetarëve: Shmangni përhapjen e lajmeve të rreme

Fushata për të luftuar ‘fake news’ shkon deri në Vatikan. Para një audience me gazetarë të huaj, Papa Francesku bëri thirrje për t’i dhënë fund përhapjes së lajmeve të rreme.

Kreu i Selisë së Shenjtë u kërkoi të pranishmëve të shmangin dezinformimin dhe theksoi rëndësinë e përulësisë në gazetari.

“Në një kohë kur shumë përhapin lajme të rreme, përulësia të ndalon të shesësh ushqimin e prishur të keqinformimit dhe të fton drejt rrugës së mirë të së vërtetës’, ishin fjalët e Papës.

Ai u kërkoi gjithashtu gazetarëve të jenë në anën e viktimave te konfliktit dhe të flasin për brengat e komuniteteve Rohingia dhe Jazidi.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN