Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ushtria e Kosovës i bashkohet stërvitjes së NATO-s në Kroaci

Nga A2 CNN
19 Maj 2019, 18:54 | Kosova

Këtë të diel, një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës është nisur për të marrë pjesë në një stërvitje të organizuar nga Ushtria Amerikane për Europën dhe disa shtete të tjera anëtare të NATO-s në Kroaci.

Stërvitja e quajtur “Immediate Response 19”, ka nisur që prej 10 majit dhe zgjat deri në 7 qershor, ndërsa prej të hënës asaj i bashkohet edhe kontingjenti i FSK me 45 pjesëtarë të Batalionit të Tretë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë dhe Skuadrës së Deminimit.

Në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës thuhet se stërvitja ka si qëllim kryesor ndërveprimin në nivel taktik mes ushtrive pjesëmarrëse.

Më 14 dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës votoi projektligjin që shndërron Forcën e Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur, duke krijuar kështu Ushtrinë e Kosovës. Vendimi nuk u mirëprit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili pati deklaruar: “Me ndryshimin e mandatit të FSK, tani do të na duhet të rishikojmë nivelin e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës”. Por kjo duket se nuk ka qenë pengesë për përfshirjen e saj në stërvitjet e NATO-s.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani