Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Betohet presidenti i ri i Ukrainës, ish komediani shpall zgjedhje të parakohshme

Nga A2 CNN
20 Maj 2019, 13:39 | Bota
Betohet presidenti i ri i Ukrainës, ish komediani shpall zgjedhje të

Komediani Volodimir Zelenski shpalli zgjedhje të parakohshme gjatë betimit si president i ri i Ukrainës. Zgjedhjet ishin planifikuar për në tetor të 2019-tës, por në ceremoninë e zhvilluar në Kiev, Zelenski njoftoi shpërbërjen e parlamentit.

https://a2news.com/2019/04/22/kush-eshte-volodymyr-zelenskiy-presidenti-qe-zbaton-ne-realitet-skenarin-e-nje-seriali/

 Ai tha se fundi i konfliktit me rebelët e mbështetur nga lindja do të ishte prioritet i tij. Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se nuk do ta uronte 41 vjeçarin për marrjen e detyrës, por do të priste për sukseset e para në zgjidhjen e konfliktit ne juglindje të Ukrainës dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kievit dhe Moskës.

Ish ylli i televizionit, i cili aktronte në rolin e presidentit në një serial të njohur, mundi me shumicë dërrmuese paraardhësin Petro Poroshenko, muajin e kaluar. Zelenski e përqendroi fushatën e tij tek lufta kundër korrupsionit në qeveri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë