Dragoi mahnit spektatorët në ndeshjen e bejsbollit

Sporti dhe teknologjia janë bashkuar në Korenë e Jugut. Për të treguar se çfarë është e mundur të realizohet me teknologjinë 5G, shërben kjo video e pabesueshme që vjen gjatë një ndeshje bejsbollit. Këtu jemi në stadiumin Happy Dream Park, shtëpia e Uajvërn në Inçeon të Koresë së Jugut. Nëpërmjet platformës ‘eSpace’, bota reale është shndërruar në realitet virtual. Në rastin konkret, një dragua virtual ka fluturuar në stadium, duke krijuar idenë te spektatorët se ishin pjesë e filmit Game of Thrones.

Shkarkoni aplikacionin e A2