E bujshme, Al-Khelaifi kërkon të blejë skuadrën italiane

Edhe pse sezoni ende i pambyllur futbollistik po rezulton një dështim krahasuar me pritshmëritë, një lajm i mirë vjen për ekipin e Romës.

Presidenti i Qatar Sports Investments dhe PSG, Nasser Al-Khelaifi kërkon të investojë në Itali në një ekip futbolli dhe bëhet fjalë pikërisht për ekipin kryeqytetas.

Burime të ‘Adnkronos’ bëjnë me dije se Nasser Al-Khelaifi është takuar me përfaqësues të verdhekuqëve në një hotel luksoz të kryeqytetit italian, në mes të muajit prill, me të cilët ka biseduar për çështjen në fjalë. Takime mes palëve për të investuar për ekipin e Romës ka patur dhe më parë.

Për momentin, Al-Khelaifi e konsideron jo të përshtatshme ofertën e Romës, por negociatat mund të hapen sërish pas finales së Champions League.

Shkarkoni aplikacionin e A2