“Game of Thrones” ul siparin

Seriali që mbretëroi kategorinë dramë dhe fantazi përreth një dekadë, më në fund “uli shpatën”. Me episodin e fundit të serialit hit të HBO, “Game of Thrones”, një epokë e histories televizive mbyllet.

Që prej debutimit në 2011, “Game of Thrones” ka thyer rekorde të shumta përreth globit. Me çmime të shumta është shndërruar në serialin më të vlerësuar të HBO dhe më të shikuar sigurisht. Duke tërhequr fansa nga mbi 200 shtete, sezoni i fundit është ndjekur nga mbi 32 milionë vetë vetëm në SHBA.

Gjithashtu, është bërë marka më e licencuar në historinë e HBO, duke frymëzuar reklama të shumta, produkte dhe aksesorë. Bermadette Caulfield, producente ekzekutive, shprehet: “Ne nuk jemi amerikanë apo europianë, por një botë ku të gjithë kanë vend”.

Në sezonin e tetë, seriali u shndërrua në një fenomen. Referencë për “Game of Thrones” pati nga Presidenti amerikan dhe ish-kundërshtarja e tij. Por, gjithashtu edhe nga politikanët europianë. Nga politikanët tek yjet e muzikës e deri tek shtypi.

HBO ka investuar shumë tek betejat epike, me histori kreative dhe efekte mahnitëse. Mesatarisht ka shpenzuar 15 milionë dollarë për një episod në sezonin final. Rezultati ishte i jashtëzakonshëm, me një audiencë të dedikuar. Megjithatë, ka pasur dhe nga ata që janë të pakënaqur. Dhjetra mijëra kanë nënshkruar dhe një peticion për të rikrijuar sezonin final të “Game of Thrones”. Ndërsa disa janë të zhgënjyer, të tjerët janë të lënduar. Një kompani po ofron sesion terapie për ata që nuk dëshironin që seriali të mbaronte. Megjithatë, kjo nuk do të jetë e nevojshme, pasi HBO ka konfirmuar se do ta vazhdojë historinë në një serial tjetër. Kështu që zjarri, drama dhe fantazia do të vijojë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN