Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Juani kinez në krizë, thellohet lufta tregtare

Nga A2 CNN
20 Maj 2019, 10:33 | Ekonomi
Juani kinez në krizë, thellohet lufta tregtare

Juani kinez ka zbritur në nivelin më të ulët ndaj dollarit që prej Nëntorit 2018, diçka që pritet të nxisë më tej luftën tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Kina tashmë do të tundohet të përdorë monedhën kombëtare si një mjet për të dëmtuar Amerikën. Përmes zhvlerësimit të valutës, Kina mund të reduktojë impaktin e tarifave të reja nga SHBA dhe t’i bëjë eksportet e saj drejt saj më të lira. Por nga ana tjetër, një luhatje e madhe e juanit mund të nxisë një largim të madh të parave nga Kina, që do të dëmtonte stabilitetin ekonomik të vendit.

Presidenti Donald Trump u shpreh se tarifat kanë nisur të largojnë kompanitë amerikane nga Kina drejt Vietnamit apo vendeve të tjera në Azi. Sipas tij, nga marrëveshja me Kinën nuk mund të përfitojnë në mënyrë të barabartë të dyja palët.

Megjithatë, ende nuk është përcaktuar një datë për raundin e radhës të negociatave mes palëve, që përfundoi pas dështimit me rritjen e tarifave ndaj produkteve kineze me vlerë 200 miliardë dollarë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë