Kosovë, Feronikeli mund Prishtinën dhe shpallet kampion

Feronikeli është kampion i Kosovës për edicionin 2018-2019.

Skuadra nga Drenasi triumfoi në finalen direkte për titullin ndaj Prishtinës, me golin e shënuar nga Ylli Hoxha.

Ky është suksesi i tretë në histori për Feronikelin, që përveç trofeut siguron edhe pjesëmarrjen në kualifikueset e Champions League.

Prishtina e mbyll Superligën në vendin e dytë, me ekipin nga kryeqyteti që për të luajtur në Europa League shpreson se ekipi nga Drenasi do të fitojë edhe Kupën e Kosovës.

Shkarkoni aplikacionin e A2