Mazhoranca, procedurë të përshpejtuar për trajtimin suplementar të minatorëve

Pak ditë larg fushatës elektorale, socialistët duket sikur po dëgjojnë zërin e protestës së minatorëve. Burimet i thanë A2 CNN, se në mbledhjen e grupit, mazhoranca ka vendosur që të kalojë me procedurë të përshpejtuar, brenda javës, trajtimin suplementar për minatorët.

Këta të fundit, protestën e tyre të përjavshme e spostuan nga Kryeministria në hyrje të Kryesisë së Kuvendit

Në përfundim të mbledhjes së grupit, ish ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri del që t’ia përcjellë këtë lajm i pari. Protestuesit e pritën me thirrje fyese në kor.

I pyetur nga A2 CNN, ish numri një i Energjisë refuzoi të komentojë. Përballë heshtjes së ministrit, zëri minatorëve dominonte daljen kryesore të Kryesisë.

Ligji “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, pritet të votohet të enjten në seancën parlamentare. 

Shkarkoni aplikacionin e A2