McLaren prezanton makinën e parë GT të markës

McLaren hap një kapitull të ri në historinë e tij. Marka britanike do të prezantojë së shpejti makinën e parë Gran Turismo të saj, një lloj mjeti që deri tani nuk kishte dalë kurrë nga fabrika e Woking.

McLaren GT do të jetë pak më e madhe se makinat e tjera sportive të kësaj marke, por sërish do të ketë vend vetëm për dy persona.

Estetikisht është një McLaren i vërtetë, me pak “grimca” nga Speedtail, supermakina pionere e gamës së ardhshme të modeleve McLaren, duke nisur nga viti 2020.

McLaren GT do të ketë një peshë prej 1500 kg, me një motor V8 me 628 kuaj fuqi, që i jep mundësinë të arrijë një shpejtësi maksimale prej 326 km/h, ndërkohë që nga 0-100 km/h i arrin për 3,2 sekonda.

Shkarkoni aplikacionin e A2