Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mërzitet me gruan në shtëpi, kthehet në burg!!

Nga A2 CNN
20 Maj 2019, 22:31 | Lifestyle
Mërzitet me gruan në shtëpi, kthehet në burg!!

Një 50 vjeçar në Katania ka marrë një vendim të papritur. I dënuar nga gjykata, me masën arrest në shtëpi për grabitje, duket se nuk ka duruar dot më të qëndrojë në një banesë me bashkëshorten e tij.

Pas një grindje në shtëpi, ai ka hequr byzylykun elektronik dhe është paraqitur në burgun e Giarres duke iu shpjeguar rojeve se preferonte më mirë të qëndronte në qeli sesa me të shoqen.

Megjithatë duket se nuk ka shpëtuar dot nga “makthi" i tij pasi gjykatësi e ktheu sërish në arrest shtëpie nën “kontrollin” e gruas së tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë