Opozita protestë të shtunën, Rama nuk lëviz ”30 qershorin”

Sa vijnë dhe ngushtohen afatet ndërsa fushata zgjedhore nis me qershorin, por Lulzim Basha dhe Edi Rama nuk kane treguar asnjë shenjë tërheqjeje lidhur me datën e dekretuar për zgjedhjet vendore.

Opozita mban të shtunën një tjetër protestë kombëtare, e treta brenda muajt maj. Por ndonëse e vendosur për të qëndruar jashtë sistemit, me kushtin kryesor të largimit të Kryeministri Edi Rama dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira përmes një qeverie transitore, forca kryesore në opozitë ka bërë lëvizjen e saj të parë për të qenë në sistem. Bëhet fjalë për vendimin e saj për të pasur anëtare në komisionet e zonave të administrimit zgjedhor, për të dokumentuar, siç thotë ajo, manipulimin e zgjedhjeve.

E ndërkohë, në anën tjetër është Kryeministri Rama që këmbëngul që data kushtetuese e zgjedhjeve nuk do të levizë. Socialistët janë shprehur të hapur për përfshirjen e Partisë Demokratike në zgjedhje, por ende nuk ka një sinjal të qartë prej tyre nëse do të pranojnë demokratët dhe LSI në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Shkarkoni aplikacionin e A2