Parashikimi i motit, pasdite rikthehen shirat

Kthjellime e vranësira alternojnë njëra-tjetrën, gjatë gjithë ditës duke sjellë edhe shira të dobët, por pas mesditës shirat bëhen mesatarë në veri dhe qendër të territorit, ndërsa në mbrëmje dhe gjatë natës shirat lokalizohen në brigjet veriperëndimore.

Temperaturat kanë qëndruar konstante në mëngjes por pas mesditës do të ketë rënie të tyre, me të ndjeshme në zonat lindore; me vlerat që luhaten nga 7 në 25°C.

Europa mbetet me vranësira dhe reshje në qendër dhe zonat lindore, ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë zonat perëndimore si dhe pjesën më të madhe të Europës veriore. Temperaturat mbeten të larta në lindje të kontinentit ku pritet që vlerat maksimale të kalojnë mbi 30°C, ndërsa në qendër dhe jugperëndim – përfshi edhe Mesdheun – temperaturat do të jenë 3-4°C më të ulëta.

Shkarkoni aplikacionin e A2